Ballina Lajme

Zyrtari i lartë evropian: Qytetarët e Kosovës e meritojnë heqjen e vizave

Kryetari i Grupit të EPP-së në Parlamentin Evropian, Manfred Weber pas takimit me kryetarin e LDK-së Isa Mustafa tha se kanë biseduar rreth situatës në Kosovë që përfshinë liberalizimin e vizave, teksa tha se qytetarët e Kosovës e meritojnë të lëvizin lirshëm.

I pyetur për situatën politike në vend, koalicionin mes VV-se dhe LDK-së Ëeber tha se këto janë çështje politike mes dy partive.

Kujtojmë se bisedimet mes VV-së e LDK-së për krijimin e koalicionit kanë hyrë në një fazë të ngecjes.

Kjo pasi që sipas VV-së, LDK është duke përdorur ton kushtëzues për arritjen e marrëveshjes, duke kërkuar domosdoshmërisht postin e presidentit.

You may also like