Ballina Lajme

Zyrtari britanik takohet me Vuçiqin, taksa tema kryesore

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq është deklaruar pas takimit me Drejtorin e Përgjithshëm për Çështje Politike në Ministrinë e Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, Richard Moore.

Vuçiq shpreson që bashkësia ndërkombëtare do të bëjë thirrje drejt Prishtinës për heqjen e taksës 100%.

Presidenti serb, Vuçiq tha gjithashtu se Serbia do të jetë e gatshme të rifillojë bisedimet me Prishtinën, pas heqjes së taksës.

Ndërsa Moore ka ritheksuar se ka kërkuar nga institucionet në Kosovë të largojnë taksën, me qëllim që të mundësohet vazhdimi i dialogut.

“Pavarësisht Brexit, Mbretëria e Bashkuar mbetet e përkushtuar për të ndihmuar dhe mbështetur rajonin dhe Ballkanin Perëndimor në përgjithësi. Integriteti i Ballkanit Perëndimor në BE është vendimtare për stabilitetin dhe prosperitetin e saj”, ka thënë Moore.

Duhet përkujtuar që Moore vizitoi dje edhe Kosovën, ku gjatë takimit me Haradinajt ripërsëriti kërkesën e Britanisë për largimin e taksës.

You may also like