Ballina Fokus Lajme

Zëvendëskryetari i BIRK-ut Mexhiti uroi festën e Kurban Bajramit

Nesër të gjithë myslimanët anembanë botës festojnë festën e Kurban Bajramit, si një nga festat më të rëndësishme të fesë islame. Kjo festë vjen pas përfundimit të njërës nga shtyllat kryesore të islamit, haxhit.

Me këtë rast, zëvendëskryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Reshat Mexhiti ka uruar gjithë besimtarët myslimanë për këtë festë.

“Festa e Kurban Bajramit reflekton mënyrën më të mirë për mësimet hyjnore për barazi, drejtësi, unitet, solidaritet, bamirësi e sakrificë, parime këto që bëjnë njerëzimin të manifestojë në të mirë dhe në atë që e do Krijuesi i gjithësisë”, thuhet në urim.

Ai kërkoi që në këto ditë feste e gëzimi të jemi më vullnetmirë, më solidarë dhe më humanë me njëri-tjetrin.

“Në këtë ditë feste e gëzimi ftoj të gjithë njerëzit vullnetmirë që të jenë më humanë e solidarë, më mëshirues e tolerantë, të ndihmojnë njëri-tjetrin, skamnorët, jetimët, të ngratët, të vetmuarit dhe të gjithë ata që kanë nevojë. Njerëzimi duhet të kultivojë vlera për një jetë më të mirë, për një shoqëri të shëndosh, për një unitet dhe vëllazëri të mirëfilltë.”

You may also like