Sport

Xhaka nuk ftohet as në Ligën e Evropës

Granit Xhaka nuk do të jetë pjesë e ekipit të Arsenalit edhe për ndeshjen e Ligës së Evropës, kundër Vitoria de Guimares.

‘Gunners’ të mërkurën do të jenë mysafirë të Vitoria de Guimares në Portugali, në ndeshjen e xhiros së katërt të fazës së grupeve të Ligës së Evropës.Në listën e lojtarëve të ftuar nga Unai Emery për këtë ndeshje, nuk figuron sërish emri i Granit Xhakës.

”Mesfushori me prejardhje nga Kosova, ka munguar edhe në fundjavë në Premierligë.

Lojtari së fundi ka pasur një përplasje me tifozët e Arsenal, por edhe pavarësisht kërkim faljes, ai vazhdon të mos ftohet nga Emery.

Trajneri spanjoll të premten e javës së kaluar, duke arsyetuar mungesën e Xhakës, kishte thënë se lojtari ka nevojë për rehabilitim pas asaj që i kishte ndodhur.

You may also like