Tech & Auto

VW planifikon të prodhojë 22 milionë automjete elektrike

Prodhuesi gjerman i automobilave Volkswagen (VW) paralajmëroi planin që gjatë dhjetë viteve të ardhshme të prodhojë 22 milionë automjete elektrike, dhe të reduktojë emetimet e dioksidit të karbonit gjatë jetëgjatësisë së automjeteve të tyre me 30 për qind, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ky është një plan ambicioz, pasi VW vitin e kaluar ka prodhuar më pak se 50.000 automjete, të cilat kanë vetëm bateritë.

Kompania është orientuar tek automjetet elektrike për t’u përshtatur me kufizimet e reja të emetimet të dioksid karbonit në Evropë dhe shtypjes së Kinës që kërkon automjete me emetim të vogël.

Kompania njoftoi gjithashtu se fitimi operativ i markës kryesore Volkswagen ka rënë në 3.2 miliardë euro nga 3.3 miliardë vitin e kaluar.

You may also like