Ballina Lajme

VV: Për 14 muaj më shumë skandale se punë në Qeverinë Haradinaj

Lëvizja Vetëvendosje ka folur sot për 14 muaj të qeverisjes së Ramush Haradinajt.

Sipas tyre, përgjatë kësaj kohe ka pasur më shumë skandale se punë.

Nënkryetari i kësaj partie, Besnik Bislimi u shpreh se qeveria e drejtuar nga kreu i AAK-së ka ndikuar në tenderime në projekte infrastrukturore.

“Qeveria ka degraduar ekonominë e shtetit, ka shkelur legjislacionin vendor dhe Marrëveshjen për Stabilizim Asociim. Qeveria e Kosovës ka marrë disa vendime për sektorin e ekonomisë, rezultati i tyre është shkatërrimi i konkurrencës, shkelje e marrëveshjes se MSA-së, dëmtim i pronës publike”, tha ai.

Përmes një konference, ai ka thënë se vendimi i qeverisë për zhvendosjen e banorëve të Shipitullës është skandaloz.

“Skandaloz është vendimi i ministrisë së infrastrukturës për t’i paguar 50 milionë euro Bechtel Enkas, Qeveria Haradinaj për 400 dite ka qenë aktive në degradimin e performancës në agjenci te ndryshme. Qeveria ka marrë vendim arbitrar për rritje selektive te pagave, kjo e shkel ligjin”, ka thënë ai.

Sipas partisë së drejtuar nga Albin Kurti, sa më shumë të ndalet kjo qeverisje- aq më e shkurtë do të jetë lista e skandaleve

You may also like