Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq vazhdon vizitën dyditëshe në Kosovë, ku sot takimet i fillon me vizitën në Qendrën Shëndetësore në Mitrovicë.

Në vijim agjenda e Vuçiqit:

Në ora 08:00 viziton Qendrën Shëndetësore në Mitrovicë,

Në ora 08:30 do të qëndrojë sërish në Zveçan,

Në ora 09:15 do ta vizitojë fshatin Banjë,

Në ora 11:15 do të qëndrojë sërish në Mitrovicë, dhe

Në ora 13:00 do të largohet nga Kosova përmes pikës kufitare në Jarinje.

Ndryshe, dje Vuçiq ka qëndruar në Zubin Potok, Gazivodë, Leshak, Leposaviç e Zveçan.

You may also like