Rajoni dhe Bota

Vriten 3 ushtarë turq në sulmet e PKK-së, plagosen 7 të tjerë

Tre ushtarë turq kanë mbetur të vrarë dhe 7 të tjerë u plagosën sot gjatë operacionit “Kthetra 3” në veri të Irakut, bëri të ditur Ministria turke e Mbrojtjes Kombëtare, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria tha se ushtarët ranë dëshmorë gjatë përleshjeve me terroristët e PKK-së.

Ushtarët e plagosur u transportuan në një spital, thuhet në deklaratë, duke shtuar se operacionet në rajon janë duke vazhduar.

Forcat turke të sigurisë të premten filluan të operacionin “Kthetra 3” në rajonin Sinat-Haftanin në veri të Irakut, sipas një deklarate të Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare.

Operacioni u nis me qëllim të arritjes së sigurisë kufitare, neutralizimit të terroristëve, shkatërrimit të shpellave dhe strehimoreve në Sinat-Haftanin në veri të Irakut.

Më 27 maj, Turqia filloi operacionin “Kthetra” kundër PKK në rajonin Hakurk në veri të Irakut. Ofensiva në vazhdim ka neutralizuar dhjetëra terroristë deri më tani.

Terroristët e PKK-së shpesh përdorin veriun e Irakut si bazë për të planifikuar sulme ndërkufitare terroriste në Turqi.

Në fushatën e saj terroriste mbi 30 vjeçare kundër Turqisë, PKK, e cilësuar si organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe BE-ja, ka qenë përgjegjëse për vdekjen e rreth 40 mijë personave, përfshirë gra, fëmijë dhe foshnje.

You may also like