Ballina Lajme

Vitin e ardhshëm hyn në buxhet ligji për pensionimin e parakoshëm të policisë

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Izmi Zeka, vizitoi sot policinë rajonale të Gjilanit, ku u prit nga drejtoresha e këtij rajoni, Elmina Mahmuti, me të cilën bisedoi për Ligjin e policisë, pensionimin e parakohshëm, luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit, dhe problemet me trafikun.

Me këtë rast, zëvendësministri Zeka theksoi se MPB do të përpiqet që vitin e ardhshëm të  fusë në buxhet Ligjin për  pensionimin e parakohshëm të Policisë si dhe objektin e pa përfunduar të Policisë në Gjilan.

 

 

Ai po ashtu tha se MPB do të jetë e pa kompromis në luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Vendimet e fundit të MPB-së sa i përket trafikut në nivel të Kosovës u vlerësuan se kanë sjellë rezultate të prekshme edhe në nivele të  regjioneve, thuhet në një komunikatë për media të MPB-së.

You may also like