Tech & Auto

Vetura më e shpejtë në botë në prodhim, do ecë me shpejtësi mbi 500 km/h

Venom F5 do bëhet një nga makinat më të shpejta të prodhuara ndonjëherë në botë.

Kjo, pasi kompania prodhuese e automobilave ‘Hennessey’ dëshiron të bëhet prodhuesi i parë i automobilave për të thyer barrierën 500 km/h, transmeton lajmi.net.

Deri më tani, Hennessey ka prodhuar vetëm 25 modele të Coupe Venom F5.

Vetura do të mundësohet nga motori V8 me 7.4 litra, i cili do është i aftë të prodhojë 1.600 kuaj-fuqi.

Kjo, do e bëjë të mundshme veturën që të arrijë 300 km/h për më pak se 10 sekonda.

Prototipet e para të Venom F5 do të ndërtohen në qershor për t’iu shpërfaqur klientëve në gusht.

Pas kësaj, F5 do të fillojë testimin nga shtatori deri në fund të vitit 2019, para se modeli në fjalë të zbulohet vitin e ardhshëm.

  

You may also like