Ballina Lajme

Veseli pret bashkatdhetarët në Kuvend

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka filluar ditën e sotme duke pritur bashkatdhetarët nga diaspora në zyrën e tij në Kuvend.

Gjatë takimit me bashkatdhetarë, përveç diskutimeve për të arriturat e shtetit të Kosovës, Kryeparlamentari Veseli është parë duke kaluar edhe çaste relaksimi me ta.

Nëpërmjet një statusi në faqen e tij në Facebook, Veseli ka vlerësuar lart rolin e qytetarëve të Kosovës që jetojnë në diasporë.

Statusi i plotë i Kryeparlamentarit Kadri Veseli

Kuvendi i Kosovës ka hapur dyert për bashkatdhetarët tanë që jetojnë në diasporë. Sot, e nisa ditën e punës, duke takuar shumë prej tyre. Gjithmonë është kënaqësi takimi e bashkëbisedimi me njerëzit tanë që jetojnë e punojnë në diasporë. Liria e Kosovës, shteti ynë i pavarur dhe sovran, ekonomia jonë familjare e nacionale, e mbajnë vulën e kontributit të tyre të jashtëzakonshëm. Diaspora jonë është leksioni më i mirë se çfarë mrekullie mund të bëjë dashuria për atdheun.

You may also like