Ballina Lajme

Veseli: 28 Nëntori përmban identitetin e popullit që nuk hoqi dorë për liri

Ambasada e Shqipërisë në Kosovë, sonte ka organizuar pritje për nder të 106 vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë.

Me këtë rast, ambasadori i Shqipërisë, Qemal Minxhozi ka uruar të gjithë shqiptarët për festën e flamurit.

“Është tepër e vështirë për të bërë një festë në Kosovë që quhet festë e flamurit, pasi e gjithë Kosova do të duhej të ishte këtu. Festa e Skënderbeut që për herë të parë solli flamurin, vazhdojmë me flamurin e Ismajl Qemajlit dhe vazhdojmë me të paharruarin Adem Jashari”, tha ai.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka thënë se 28 Nëntori është një ditë e shenjtë për të gjithë shqiptarët.

“28 Nëntori pa dyshim që është një ditë e shenjt për të gjithë shqiptarët. Përmban identitetin e një populli, i cili ndër shekuj nuk hoqi dorë nga ëndrra për liri. Historia ndër vite ka ditur të jetë e ashpër për ne shqiptarët, por ne ditëm. Sot shqiptarët janë zotër të fatit të tyre, integrimi euroatlantik i shqiptarëve është shumë më shumë se kaq. Ne besojmë në vlerat perëndimore dhe ne duam që këto vlera t’i kemi të përbashkëta me fqinjët tanë, të cilët i respektojmë dhe duam të respektohemi njësoj”, tha ai.

Kurse, kyreministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, është shprehur se më 17 shkurt 2018 me vullnetin tonë, jemi deklaruar popull i lirë dhe kushdo që nuk pajtohet me këtë, është faji i tij.

“Ka pas pyetje, ka dhe do të ketë pyetje për shqiptarët. Edhe ne ndonjëherë shtrojmë pyetje për ne. Por një përgjigje e dha Skënderbeu dhe ka plot të tjerë që dhanë këtë përgjigje. Më 17 shkurt 2018 me vullnet tonë jemi deklaruar popull i lirë, kushdo që nuk pajton me këtë është faji i tij. Asnjëherë nuk ndërrojmë nga ajo që flasim shqip dhe shqip urime”, tha ai.

You may also like