Sport

Vedat Muriqi, lojtari më i mirë në Turqi për muajin tetor

Ylli i Fenerbahces, Vedat Muriqi është shpërblyer pas formës së mirë që po kalon këtë edicion.

Sulmuesi kosovar është vlerësuar si lojtari më i mirë i muajit tetor në Superligën e Turqisë.

Forma e mrekullueshme që po kalon Muriqi ka bërë që të rrëmbejë çmimin e madh në Turqi, pavarësisht konkurrencës së madhe me yjet si Ryan Babel e Radamel Falcao, shkruan lajmi.net.

“Lojtari i muajit tetor”, ka shkruar 26-vjeçari në llogarinë zyrtare në Facebook, i lumtur me vlerësimin që i është bërë.10 ndeshje, 5 gola dhe një asist – janë statistikat e ‘gladiatorit’ kosovar me Fenerbahcen këtë sezon, duke luajtur në total 900 minuta.

You may also like