Lajme Shëndetësi

Vdes personi i gjashtë nga përdorimi i cigares elektronike

Personi i gjashtë ka vdekur nga një sëmundje misterioze që lidhet me përdorimin e cigares elektronike.

Doktorët janë duke bërë thirrje të madhe që të ndaloni përdorimin e cigares elektronike. Një person që ishte afër të 50-tave është shtruar në spital, simptomat e të cilit po rriteshin shpejt, duke përfunduar kështu me vdekje.

Ashtu siç u raportua nga “The Sun”, ende nuk është e qartë produktin që e ka përdorur ai, por ata shtuan se përdoruesi kishte edhe një histori me probleme shëndetësore, transmeton lajmi.net.

Vdekje të tjera nga kjo cigare janë raportuar përgjatë këtyre javëve në vende të ndryshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Rastet e kësaj sëmundje, përfshinë simptoma si: dhembje në gjoks, gulçim dhe të vjella.

Deri më tani janë raportuar deri më 450 raste me këto simptoma, persona të cilët kanë përdorur cigare elektronike disa të bazuara në nikotinë e disa edhe me përbërje të marihuanës.

You may also like