Zhak Shirak, ish presidenti francez, ka vdekur në moshën 86 vjeç.

Lajmin e ka konfirmuar BBC, derisa nuk ka dhënë ndonjë tjetër detaj në lidhje me vdekjen e tij, transmeton lajmi.net.

Ai shërbeu për 40 vite në fushën politike franceze, duke qenë kreu i shtetit, kryeministri, ministri, si dhe kryetari i bashkisë së Parisit.

Ish-presidenti Shirak mbështeti fuqishëm fushatën e bombardimeve të NATO-s për ndalimin e gjenocidit serb ndaj Kosovës.

You may also like