Ballina Ekonomi Lajme

Vazhdon kontrabandimi i mallrave nga Serbia, 6 mijë shishe me pije zihen në Kamenicë

Vendosja e taksës ndaj Serbisë ka shpeshtuar tej mase kontrabandimin e mallrave nga ky shtet.

Një rast i tillë është raportuar nga Policia e Kosovës edhe gjatë ditës së djeshme, shkruan lajmi.net.

Njësia patrulluese e Policisë së Kosovës ka ndaluar dje në fshatin Desivojc të Kamenicës.

Mjeti në fjalë po drejtohej nga i dyshuari shtetas i Serbisë.

Gjatë kontrollimit është vërejtur se i njëjti po transportonte 6 mijë shishe pije pa dokumente.

Malli është konfiskuar, ndërsa i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt.

You may also like