Lajme Rajoni dhe Bota

Uashingtoni kërkon mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurimit për Venezuelën

Shtetet e Bashkuara kanë kërkuar një mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurimit në OKB në kuadër të krizës që ka përfshirë Venezuelën ndërkohë që protestat vazhdojnë dhe ministri i Mbrojtjes paralajmëroi për një luftë civile.

Misioni amerikan në OKB konfirmoi në një mesazh në “Twitter” se Uashingtoni kërkoi një takim me dyer të hapura të shtunën në orën 09:00 (14:00 GMT).

Nga ana tjetër presidenti venezuelas Nicolas Maduro njoftoi mbylljen e ambasadës dhe të konsullatës së vendit të tij në SHBA, pasi theu marrëdhëniet diplomatike me Uashingtonin që ka njohur opozitarin Juan Guaido si president të përkohshëm.

You may also like