Ballina Kulturë Lajme

U promovua “Kalendari Kombiar 1897-1928”

Në ambientet e hotelit “Sirius” në Prishtinë, në prani të shumë profesorëve, studiuesve, akademikëve si dhe përfaqësuesve të jetës fetare dhe publike, u promovua “Kalendari Kombiar 1897-1928”.

Në fjalën e tij z. Seit Mansaku tha se: “Është rasti që t’i kujtojmë ata burra që ideuan këtë ide. Shkrimet e botuara synojnë formimin atdhetar dhe qytetar, duke njohur dhe mbrojtur vlerat kombëtare dhe gjuhësore. Gjuha trajtohet si tipari themelor dhe mjet i rëndësishëm i zhvillimit të kombit”- tha mes tjerash z. Mansaku.

Drejtori i Institutit Albanologjik në Prishtinë, z. Hysen Matoshi tha se botimi i Kalendarit Kombiar është i një rëndësie të madhe për shqiptarët. “Kjo është një vepër kapitale për shqiptarët. Tani janë në katër vëllime këto 22 numra”, theksoi z. Matoshi.

Ndërsa, drejtori i Fondacionit “Alsar”, i cili është edhe botuesi i kësaj vepre, para të pranishmëve paraqiti një historik të punës dhe veprimtarës së këtij fondacioni, duke treguar kështu kontibutin dhe punën e tyre në promovimin e veprave në gjuhën shqipe. Sipas tij Fondacioni “Alsar” ka botuar një numër të madh të veprave në gjuhën shqipe, ku me këtë rast ai inkurajoi të gjithë studiuesit të cilët kanë vepra të tyre të pabotuara që të bashkëpunojnë me fonadcioni në mënyrë që ato vepra të dalin në dritë.

You may also like