Lajme Rajoni dhe Bota

Turqia hedh poshtë pretendimet në raportin e BE-së

Ministria e Jashtme e Turqisë ka kritikuar raportin e Komisionit Evropian për Turqinë, duke thënë se disa pretendime të përgjithshme, akuza dhe komente që shënjestrojnë vendin janë “të papranueshme”, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Për fat të keq, Komisioni Evropian tregoi edhe një herë se nuk ishte i gatshëm t’i kuptonte vështirësitë e periudhës në të cilën po kalojmë”, tha ministria në një deklaratë në lidhje me Raportin e Shtetit të Turqisë për vitin 2018 dhe Dokumentin e Strategjisë së Zgjerimit.

Ministria shtoi se komisioni nuk ishte në gjendje të jetë objektiv dhe i balancuar edhe pse “i kemi shpjeguar këto çështje në mënyrë të përsëritur, të mbështetur me dokumentacion”.

Në raport, Komisioni Evropian vlerësoi politikën e migrimit të Turqisë, rritjen ekonomike dhe forcimin e bashkëpunimit rajonal, por pretendoi gjithashtu se në Turqi ka pasur “regres serioz në sundimin e ligjit, liritë themelore dhe lirinë e shprehjes”.

You may also like