Kulturë

Turqi, 84-vjeçari ecën çdo ditë 8 kilometra për të lexuar gazetën

Në një prononcim për Anadolu Agency (AA), ai tregon se të gjitha zhvillimet në Turqi dhe në botë, që nga fëmijëria i ndjek vetëm duke i lexuar gazetat. Demirel asnjëherë nuk ka hequr dorë nga ky mjet i informimit, edhe pse, siç thotë, ishin përhapur edhe radio dhe televizori. “E dua leximin dhe për këtë arsye, nuk kam hequr dorë nga shprehia ime për të lexuar gazetën, përkundër zhvillimeve teknologjike. Zhvillimit brenda dhe jashtë vendit çdo ditë i ndjek nga shtypi”, thotë Demirel. Ai tregon se qyteza ka vetëm një qoshk të gazetave dhe se për të shkuar deri atje, përshkon katër kilometra të cilat janë të vështira. “Rregullisht shkoj për të lexuar në qendër të qytezës. Këtë rrugë të pjerrët, kodrinore dhe të vështirë me dashuri. Përshkoj një rrugë prej afërsisht tetë kilometrash, vajtje dhe kthim”, shprehet Demirel. Ai thotë se kohë pas kohe ka persona qe ndalin veturat dhe i ofrojnë ta dërgojnë deri në qendër, por ai i refuzon këtë oferta nga shprehia për të ecur. Ahmet Ali Demirel thekson se nuk ndien aspak lodhje dhe se emocioni për të shkuar të lexojë gazetat e mban atë në këmbë.

You may also like