Vazhdon të rritet interesimi i skuadrave të Evropës për mesfushorin Emre Can.

Reprezentuesi gjerman mund të largohet nga Juventus, që në afatin kalimtar të janarit.

Mos përfshirja në skuadrën e Ligës së Kampionëve nga trajneri Maurizio Sarri te Juventus, ka bërë që Can ta mendojë largimin.

Sipas ‘football365.com’, për Emre Can po shprehin interesim Paris Saint Germain, Bayern Munich dhe Manchester United, përcjell lajmi.net.

Can te Liverpool është transferuar në vitin 2018 nga Liverpool, si lojtar i lirë.

You may also like