Ballina Lajme

Tre të vdekur për 24 orë si pasojë e aksidenteve në trafik

Tre persona kanë ndërruar jetë si pasojë e aksidenteve të trafikut, në tre aksidente të ndara, brenda 24 orëve të fundit.

Pak kohë pas mesnatës ka vdekur një foshnje e cila ishte në veturën që humbi kontrollin ne fshatin Godance të Hanit te Elezit. Drejtuesja – shtetase shqiptare – ka humbur kontrollin mbi veturën e saj, duke dalë nga rruga, me ç’rast kanë pësuar lëndime ajo dhe foshnja që ishte në veturë. Si pasojë e lëndimeve foshnja ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit e njëjta është dërguar për autopsi.

Ndërsa mesditën e së mërkurës në fshatin Bubavec të Malishevës, dy pasagjere u përfshinë në një aksident me veturë, ku ngasësi mashkull nga pakujdesia ka goditur një shtyllë elektrike. Të dy pasagjeret kishin pësuar lëndime dhe u dërguan në QKUK për tretman mjekësorë, ndërsa dje njëra prej tyre ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit viktima është dërguar në obduksion dhe pritet rezultati i shkaktarit të vdekjes së viktimës.

Brenda 24 orëshit të fundit ka vdekur në QKUK edhe viktima i cili ishte i lënduar në një aksident trafiku në Rrugën “B” në Prishtinë, tre ditë me parë.

Ndryshe nga policia raportohet se janë regjistruar 14 aksidente me të lënduar dhe 34 sosh pa të lënduar.

You may also like