Ballina Lajme

Thaçi: Zaev më kërkoi falje mua dhe Kosovës

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka folur lidhur me deklaratën e kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, i cili kishte rënë pre e një telefonate të disa komikëve e ku kishte deklaruar se ‘Kosova do t’ia jap 10 komuna Serbisë’.

Lidhur me këtë, Thaçi është pyetur nga gazetarët, ku edhe u thotë se ‘mbrëmë e ka telefonuar kryeministri Zaev dhe i ka kërkuar falje”. “Sa i përket pyetjes tuaj dhe kryeministrit Zaev, unë mbrëmë kam zhvilluar një bisedë telefonike rreth 20 minuta me kryeministrin Zaev. Zaev më ka thirrë mua për t’u sqaruar me atë çka ka biseduar me njerëzit që e kanë thirrur. Më ka thënë shumë qartë se ishte një rrethanë se ka qenë pre e mashtrimit dhe gjitha që ka folur për gjoja 10 komunat e Kosovës që do t’i ipen Serbisë, i ka thënë duke u bazuar në thashetheme, dezinformata dhe të dhënat apo lansimet e gazetës Sputnik. Më ka kërkuar falje dhe ka potencuar se ajo që ka folur me mashtruesit dhe ato që kanë folur në telefon janë gjëra që nuk qëndrojnë në raport me Kosovën dhe ka potencuar se nuk ka asnjë fakt, evidencë, asnjë informacion zyrtar për atë që ka deklaruar port ë gjitha i ka të bazuara në thashetheme lokale e ndërkombëtare dhe sipas tij të bazuara në informata të gazetës Sputnik dhe lajmeve tjera të rreme”, ka thënë veç tjerash presidenti Thaçi, raporton RTKlive.

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, këto komente i ka bërë sot pas takimit  lamtumirës me shefen e EULEX-it, Alexandra Papadopoulou.

Thaçi pas takimit tha se rrugëtimi Kosovës do të jetë i koordinuar me autoritetet e BE-së.’Synim të qartë kemi liberalizimin e vizave dhe perspektivën e qartë evropiane”, tha ai në një konferencë për media.

You may also like