Ballina Lajme

Thaçi: Pozicioni ynë ishte i qartë në Berlin, Serbia duhet ta njohë Kosovën

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka mbajtur një konferencë për medie pas ardhjes nga Berlini.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka bërë të ditur se pozicioni i Kosovës në Samitin e Berlinit ishte i qartë, që Serbia duhet ta njohë pavarësinë e Kosovës, raporton lajmi.net.“Pozicioni ynë është i qartë se Serbia duhet ta njohë pavarësinë e Kosovës pa kushte”, deklaroi ndër të tjera presidenti Thaçi.

Ai po ashtu në këtë konferencë ka thënë se në Samitin e Berlinit, Kosova ka paraqitur qëndrimin për vazhdimin e dialogut pa kushte dhe se sipas Thaçit, taksa ishte një vendim i drejtë dhe legjitim.

“Pozicioni i Kosovës në të dy prezantimet edhe në pjesën e parë dhe të dytë ka qenë shumë i qartë. Dialogu mund të vazhdojë i pa kushtëzuar dhe taksa ka qenë vendim i drejtë dhe legjitim dhe duhet të mbetet në fuqi”, deklaroi Thaçi.Presidenti i vendit, po ashtu ka thënë se pas takimeve që ka pasur në këtë Samit, shpreson që qytetarët e Kosovës shumë shpejtë do të udhëtojnë pa viza drejt vendeve të Bashkimit Evropian, raporton më tutje lajmi.net.

“Kosova ka dalë mirë nga ky samit. Pozicioni ynë ka qenë shumë i qartë. SHBA-të janë drejtuar me një kërkesë të drejtë për Gjermaninë dhe Francën sa i përket domosdoshmërisë për liberalizimin e vizave… dhe mendoj se do të kemi një reflektim dhe i kemi sinjalet e para pas takimeve tona të djeshme që do të mund të lëvizim lirshëm shumë shpejt në mënyrë që të zbatohet marrëveshja me Bashkimin Evropian. Ju e dini se kriter ka qenë demarkacioni me Malin e Zi dhe këtë kriter e kemi përfunduar…. dhe ky është diskriminim dhe mashtrim për qytetarët e Kosovës… Mesazhet që i kemi dërguar atje besoj se do të merren seriozisht dhe do të trajtohen seriozisht…. dhe në të ardhmen të ndodhë liberalizimi i vizave në të kundërtën do të ishte një zhgënjim i madh për qytetarët e Kosovës….e drejta jonë është e drejtë humane dhe nuk po kërkojmë shumë, por vetëm respektimin e drejtës sonë”, i shpreh Thaçi.

Presidenti Thaçi, po ashtu edhe një herë e bëri të qartë në këtë konferencë se nuk do të ketë ndarje të Kosovës dhe sovranitet të dyfishtë.

You may also like