Ballina Lajme

Thaçi pjesë e forumit “To be Secure” në Mal të Zi

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi do të marrë pjesë në Forumin “To be Secure” që mbahet në Mal të Zi.

Forumi në fjalë ka mbledhu shumë akterë kryesorë të cilët nesër dhe sot diskutojnë për sfidat më të mëdha të rajonit, shkruan lajmi.net.

E Thaçi do të marrë pjesë nesër në këtë forum.

Thaçi dhe Dukanoviq do të deklarohen rreth çështjeve më të rëndësishme të Ballkanit Perëndimor si dhe për hapat dhe nismat për një bashkëpunim më të thellë rajonal dhe interes të përbashkët për ta bërë Ballkanin Perëndimor një vend më të sigurtë dhe më të begatë, të aftë për t’iu kundërvënë sfidave globale në të ardhmen.

You may also like