Ballina Lajme

Thaçi niset për SHBA, merr pjesë në Lutjet e Mëngjesit

Presidenti I Kosovës Hashim Thaçi është nisur për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të marrë pjesë në ‘Lutjet e Mëngjesit’.

Thaçi ka ripërseritur se miqësia me SHBA-të do të jetë përjetësisht përkushtim i Kosovës.

“Sapo u nisa për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku bashkë me liderë të shumtë botërorë do të marrë pjesë në Lutjet e Mëngjesit. Miqësia me SHBA-në dhe vlerat perëndimore do të jenë përjetësisht përkushtim i Republikës së Kosovës”, shkruan presidenti Thaçi.

You may also like