Ballina Lajme

Thaçi nga SHBA: 28 Nëntori, dita më e madhe në historinë e shqiptarëve

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi i cili po qëndron në SHBA, ka uruar shqiptarët për ditën e Flamurit Kombëtar.

Përmes një postimi në Facebook, Thaçi ka thënë se sot është dita më e rëndësishme në historinë e kombit shqiptar.

Presidenti ka theksuar se shumë atdhetarë dhe veprimtarë kanë dhënë jetën për 28 Nëntorin dhe Flamurin Kombëtar.“Sot është dita më e madhe dhe më e rëndësishme në historinë e kombit shqiptar. Është 28 Nëntori i Skënderbeut. Është 28 Nëntori i Ismail Qemalit e Isa Boletinit, i UÇK-së dhe Adem Jasharit. Shumë atdhetarë dhe veprimtarë tanë kanë dhënë jetën për 28 Nëntorin dhe Flamurin Kombëtar. Kjo është dita e tërë shqiptarëve, kudo që ata gjenden. Jam i lumtur që emocionet e kësaj dite do t’i ndaj sot me bashkatdhetarët tanë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Urime të gjithëve kjo ditë e madhe”, ka shkruar Thaçi.

You may also like