Ballina Lajme

Testi i maturës shtetërore pa probleme

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT), Shyqiri Bytyqi ka përcjellë nga afër mbarëvajtjen e provimit të maturës shtetërore, me ç’rast ka vizituar sot gjimnazin “Sami Frashëri” në Prishtinë ku po mbahet afati i dytë i testit.

Ai me këtë rast bëri të ditur se në të gjitha shkollat testimi ka filluar në kohë dhe se nuk ka pasur asnjë problem.

Sipas tij, komisioni ka bërë një punë të mirë, pasi që testi është përgatitur dhe është shpërndarë me kohë.

Drejtori i Arsimit në komunën e Prishtinës, Jonuz Salihaj, bëri të ditur se janë gjithsej 967 nxënës që iu kanë nënshtruar testimit në Prishtinë, në 10 qendra, ndërsa shtoi se administrimi ka qenë në nivel dhe se ka ngritje të cilësisë.

Krejt në fund, ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi foli edhe për librat që do të shpërndahen për nxënësit e shkollave fillore të ciklit të ulët dhe të mesëm, me ç’rast theksoi se deri në fund të javës së parë të shtatorit, të gjitha shkollat do të pajisen me librat.

You may also like