Ballina Lajme

Testi i maturës në Prishtinë mbahet me 29 maj dhe 6 qershor

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se drejtoria për arsim e kësaj komune në koordinim me Ministrinë e Arsimit, Shkencën dhe Teknologjisë, organizuan takim informues me mësimdhënës lidhur me përgatitjet e organizimit të provimit Shtetëror të Maturës, si dhe për punët detyrat, dhe përgjegjësitë e administruesve dhe monitoruesve që do t’i kenë në këtë proces.

Provimi Shtetëror i Maturës këtë vit do të organizohet në disa faza dhe sipas regjioneve.

“Në regjionin e Prishtinës do të mbahet më 29 maj dhe 6 qershor 2018. Në këtë takim mësimdhënësit e Komunës së Prishtinës, u njoftuan se do të administrojnë dhe monitorojnë testin e maturës në Komunën e Podujevës, të Obiliqit, të Fushë Kosovës dhe në Komunën e  Drenasit”, thuhet në njoftim.

Përfaqësuesit e Drejtorisë së Arsimit dhe të Ministrisë kërkuan nga mësimdhënësit e angazhuar në këtë proces që të jenë të moblizuar dhe punët dhe detyrat e përcaktuara t’i realizojnë me përgjegjësi, kompetencë dhe profesionalizëm të lartë, në mënyrë që e gjithë ecuria e testit të rrjedh sipas standardeve të kërkuara.

You may also like