Ballina Lajme

Tentim vrasje në Prishtinë, qëllohet me plumba vetura

Një incident që ka mundur të marrë përmasa tragjike ka ndodhur në rrugën “Drenica” në Prishtinë.

Policia e Kosovës ka njoftuar se ankuesi mashkull ka informuar se derisa ishte duke e drejtuar veturën e tij, pas një mosmarrëveshje në trafik me një person tjetër, ky i fundit ka shtënë me armë zjarri në drejtim të tij duke e goditur në derën e pasme të veturës.

Nuk raportohet për të lënduar e as të arrestuar, përderisa rasti që ka ndodhur dje në ora 15.40, është duke u hetuar, thuhet në raportin e sotëm të rregullt policor.

You may also like