Ballina Lajme

Telekomi shkëputë kontratën me Z-Mobile

Telekomi i Kosovës zyrtarisht ka shkëputur kontratën me Z-Mobile.

Burime të lajmi.net, kanë bërë të ditur se sot, Telekomi i Kosovës ka shkëputur kontratën e Z-Mobile.

“Po sot është ndërprerë kontrata me Z-Mobile”, ka thënë ky burim brenda Telekomit.

Sipas po të njëjtave burime, pritet që gjatë pasdites të bëhet edhe zyrtarisht publikimi i dokumentit për shkëputjen e kontratës.

“Në ora 16:00 pritet që kryeshefi ekzekutiv, Bedri Istrefi përmes një konference për medie ta bëj publike këtë”, ka treguar më tutje ky burim.

Ndryshe, në janar të vitit 2009, Telekomi dhe Z-Mobile kishin nënshkruar marrëveshje ku Z-Mobile bëhej operator virtual i Telekomit

You may also like