Kulturë

Sot Dita Ndërkombëtare e Monumenteve dhe Lokaliteteve

Gjatë kësaj dite do të promovohen botimet e Institutit Arkeologjik

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit sot shënon Ditën Ndërkombëtare të Monumenteve dhe Lokaliteteve. Gjatë aktivitetit të sotëm i cili do të fillojë nga ora 12:00, do të promovohen botimet e Institutit Arkeologjik të Kosovës: Harta Arkeologjike e Kosovës, Vëllimi i III-të, Trashëgimia Arkeologjike e Komunës së Istogut, Trashëgimia Arkeologjike e Komunës së Skenderajt.

Po ashtu do të ndahen tri mirënjohje për kontributin e dhënë në fushën e trashëgimisë arkeologjike. Aktiviteti mbahet në Parkun arkeologjik (Lapidariumi përballë Muzeut të Kosovës).

You may also like