Ballina Ekonomi

Sindikata pas takimit me ministrin Lluka: Nuk do të ketë nevojë për uljen e pagave në Telekom

Takimi që sot e ka zhvilluar ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka me bordin dhe Sindikatën e Telekomit, po del të jetë shumë i frytshëm.
Kështu të paktën ka thënë kryetari i Sindikatës në Postën dhe Telekomin e Kosovës, Lahim Balaj.

Balaj ka thënë për lajmi.net se ulja e pagave për punëtorët e Postës dhe Telekomit është opsioni i fundit.

Ai ka theksuar se së pari do të bëhet ulja e shpenzimeve dhe analiza e kontratave të dëmshme sipas tij, që janë nënshkruar nga Telekomi.“Për pagat nuk janë përmendur fare pak sepse do të jenë të fundit që do të përmenden. Por jemi duke shiku në uljen e shpenzimeve, analizimin e kontrave të dëmshme që janë të nënshkruara në Telekom, është mbet me vazhdu takimi gjatë ditëve në vijim, dhe me dalë me një qëndrim. Jemi në një vijë të gjithë çka duhet me ndodhë dhe cilat shpenzime duhet të ulen. Kështu që jemi në një vijë të përbashkët, dhe do të dalim me një rezultat të frytshëm”, ka thënë Balaj.

Kryetari i Sindikatës theksoi se nëse ndalen shpenzimet nga qiratë e shumta, dhe kontratat “e kqëia”, atëherë nuk do të ketë nevojë për uljen e pagave.Balaj bëri të ditur se gjatë fillimit të javës tjetër do të ketë edhe një takim të tillë me ministrin, ku do të dalin me konkluzione.

“Pagat është e padiskutueshme, është vendim i prerë nga Sindikata dhe nuk është diskutuar shumë për këtë temë. Por në rast se nuk nxirret nga kriza Telekomi me kontratat e dëmshme dhe ulja e shpenzimeve, atëherë mund të flitet për pagat. Po r ë rast se i ndalin këto kontrata e këqia dhe shpenzimet e qiratë e shumta, as që vjen të diskutohet për pagat. Dhe nuk besoj që të diskutohet. Jemi në rrugë të mirë, dhe takimi ka qenë i frytshëm”, përfundoi Balaj.

Duke komentuar këtë takim, ministri Lluka më herët tha për lajmi.net se janë duke i shqyrtuar të gjitha mundësitë për shpëtimin e Telekomit nga falimentimi.Ndryshe kriza në Telekom ka ardhur si pasojë e borxheve të shumta që kjo ndërmarrje ka, përkundër se dikur ka qenë më profitabilja në vend.

You may also like