Ballina Ekonomi Lajme

Shtyhet afati për pagesën e borxhit 26 milionësh të Telekomit ndaj Z-Mobile

Është shtyrë afati për pagesën e borxhit të Telekomit të Kosovës ndaj Z-Mobile.

Pas një takim që Menaxhimet i Telekomit, Z-Mobile dhe Ministria e Zhvillimit Ekonomik kanë zhvilluar sot, është arritur marrëveshje që të shtyhet afati për pagesën e borxhit 26 milionësh të Telekomit ndaj Z-Mobile.

Këtë e ka konfirmuar për lajmi.net Lulzim Demolli, Shefi i Kabinetit të Ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka.

“Po është arritur marrëveshje mes dy palësve, me ndërmjetësimin e Komitetit Ndërministrorë për ndërmarrje Publike, pas pak do t’ju njoftojmë edhe me detajet e marrëveshjes”, ka thënë Demolli.

You may also like