Sport

Shqipëria e mposhtë Moldavinë, Reja i gëzohet fitores së parë

Trajneri Edy Reja ka shijuar fitoren e parë si trajneri i Shqipërisë, pasi ‘kuq e zinjtë’ fituan 2-0 kundër Moldavisë.

Sokol Cikalleshi realizoi në pjesën e dytë pas asistimit të Odise Roshit.

Ndërsa në kohën shtesë, Ylber Ramadani shënoi për 2-0.

Shqipëria me këtë fitore ka 6 pikë nga 4 ndeshje.

Lider është Franca me 9 pikë aq sa ka edhe Turqia që u mposhtë nga Islanda 2-1.

You may also like