Ballina Fokus Lajme

Shoqata Bereqeti dhuroi çanta për nxënësit e fshatit Keçekollë

Shoqata Humanitare Bereqeti, që funksionon në kuadër të Bashkësisë Islame të Kosovës, ka dhuruar çanta dhe pajisje të tjera shkollore për nxënësit e shkollës “Rilindja” në fshatin Keçekollë.

Drejtori i kësaj shoqate, Behxhet Ajvazi, me këtë rast, uroi të gjithë mësuesit dhe nxënësit për fillimin e vitit të ri shkollor, me lutjet te Zoti për ndihmesë dhe mbarësi në këtë rrugë të shenjtë.

Ai tha se kjo shoqatë po mundohet që t’u jetë pranë nxënësve të cilët kanë nevojë. Vlen të përmendet se kjo shoqatë edhe viteve të kaluara ka qenë pranë nxënësve, duke u dhuruar atyre pajisjet shkollore të cilat atyre u nevojiten për një vit shkollor.

You may also like