Shëndetësi

Shkencëtarët krijojnë thjerrëza që zmadhohen kur hapni dhe mbyllni sytë

Shkencëtarët kanë krijuar lente të kontaktit që mund të kontrollohen nga lëvizjet e syve, duke përfshirë mbylljen dhe hapjen e syve ( dy herë) për të zmadhuar dhe zvogëluar.

Jo, ju nuk keni ngecur rastësisht në një makinë kohore ku jeni transportuar 100 vite në të ardhmen, jemi ende në 2019 dhe zbulime të mëdha po bëhen çdo ditë.

Përderisa shumica e robotëve të butë, programohen ose kontrollohen manualisht, studiuesit e Universitetit të Kalifornisë në San Diego, kanë arritur të krijojnë lente të kontaktit të cilat imitojnë sinjalet natyrore elektrike në syrin e njeriut, raporton “Unilad”.

Ata ishin në gjendje ta bënin këtë duke përdorur mbushësin natyror të energjisë – që është aktiv edhe kur syri është i mbyllur – për të kontrolluar paisjen. Si? Duke matur potencialin elektrik të syrit që quhet sinjali elektrografik, dhe më pas duke bërë lente që i përgjigjen këtij aktiviteti, transmeton lajmi.net.

Këto lente, të cilat janë të bëra nga polimeri zgjerohen kur energjia aplikohet, kontrollohet duke përdorur pesë elektroda që e rrethojnë syrin dhe që veprojnë si muskuj. Dhe sipas këtij raporti tashmë të publikuar në “Advanced Funcitonal Materials”, këto lente mund të ndërrohen në vizionin për largësi dhe afërsi, vetëm duke i hapur dhe mbyllur sytë dy herë.

You may also like