Lajme Shkencë

Shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit

Në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës po shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit dhe e të Drejtës se Autorit.

Në këtë ngjarje po marrin pjesë nxënës të shkollave të kryeqytetit, përderisa udhëheqësja e Departamentit të Arsimit Biblotekar, Ramize Bajraktari u shpjegoi atyre pse Dita e Librit shënohet më 23 prill.

Sipas saj, kjo datë përputhet me vdekjen e shkrimtarëve të mëdhenj, Shekspirit dhe Migel de Servantes.

Bajraktari shtoi se libri vazhdon të mbetet mundësia e pazëvendësueshme për lirinë e fjalës, njofton Klan Kosova.

Drejtoresha e shkollës fillore “Ismail Qemaili”, Hatmane Demiri, tha se i inkurajon nxënësit të lexojnë sa më shumë pasi që sipas saj “një njeri që nuk lexon vdes”.

Në këtë aktivitet, nxënësit lexuan fragmente të shkruara nga ta apo nga shkrimtarët që u kanë pëlqyer më së shumti.

You may also like