Ballina Lajme

Shefi i Ushtrisë kroate viziton Kosovën

Shefi i Shtabit të Forcave të Armatosura të Republikës së Kroacisë, gjenerali Mirko Shundov, do të vizitojë nesër Ministrinë e Mbrojtjes të Kosovës.

Shundov me këtë rast do të pritet me ceremoni ushtarake, pas së cilës do të ketë takime të ndara me kreun e FSK-së gjenerallejtënant Rrahman Rama dhe ministrin e Mbrojtjes të Republikës së Kosovës, Rrustem Berisha.

Gjatë ditës, shefi i Forcave të Armatosura të Republikës së Kroacisë viziton Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, përcjell lajmi.net.

Kjo është agjenda e plotë:

08:30 – 08:40 – Pritja e shefit të Forcave të Armatosura të Republikës së Kroacisë me ceremoni ushtarake (fotografia e përbashkët zyrtare)

08:40 – 09:00 – Takimi tete-a-tete i dy gjeneralëve: Rama dhe Shundov

09:00 – 09:20 – Takimi i ministrit të Mbrojtjes të Republikës së Kosovës, z. Rrustem Berisha me shefin e Mbrojtjes të Kroacisë, gjeneralin Mirko Shundov

09:25-10:15 – Brifing: Arritjet e FSK-së dhe rruga përpara, Salla e Madhe e Konferencave, pjesëmarrës të dy delegacionet

10:15 – 10:25 – Deklaratë për media e komandantit të FSK-së gjenerallejtënant Rrahman Ramës dhe Shefit të Forcave të Armatosura të Republikës së Kroacisë gjeneralit Mirko Shundov,

15:20-16:20 – Shefi i Forcave të Armatosura të Republikës së Kroacisë, gjenerali Mirko Shundov viziton Kompleksin Memorial „Adem Jashari“ në Prekaz.

You may also like