Ballina Ekonomi Lajme

Serbia ka humbur 260 milionë euro për vetëm tetë muaj

Ministri serb i Tregtisë, Turizmit dhe Telekomunikimit, Rasim Ljajiq ka folur për humbjet financiare të Serbisë nga taksa 100 për qind në Kosovë.

Ministri serb i Tregtisë, Turizmit dhe Telekomunikimit, Rasim Ljajiq ka thënë se Greqia, Hungaria, Sllovenia, Bullgaria, Maqedonia dhe Kroacia kanë përfituar më së tepërmi nga taksa ndaj mallrave serbe e vendosur nga Kosova.

Ai ka thënë se për shkak të saj, Beogradi shënon humbje çdo ditë, raporton “Novosti”, transmeton lajmi.net. Ljajiq ka thënë se për tetë muaj, nga vendosja e taksës, në Kosovë kanë hyrë 260 milionë euro më pak mallra se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

“Këto janë humbje direkte financiare, por dëmet do të jenë edhe më të mëdha sepse prodhuesit tanë ndoshta do ta humbin atë treg”, deklaroi Ljajiq, transmeton lajmi.net.

“Të tjerët tashmë e kanë shfrytëzuar. Greqia në maj ka rritur eksportin në Kosovë për tri herë e gjysmë, Hungaria, Sllovenia, Bullgaria dhe Kroacia më shumë se dy herë e gjysmë, kurse Maqedonia e Jugut për 50 për qind”, shtoi ai.

Taksa prej 100 për qind ndaj mallrave serbe ishte vendosur më 21 nëntor të vitit të kaluar nga Qeveria e Kosovës.

You may also like