Vendimin e ministrit të Arsimit, për kompenzim të orëve të humbura janë duke e kundërshtuar Sindikata e Arsimit, e këta të fundit sot gjatë ditës në Gjykatën Themelore në Prishtinë do të dërzojnë edhe një padi.

Sipas një njoftimi dërguar për media nga SBASHK’u kanë bërë të ditur se kjo do të bëhet pas vendimit që mori ministri për orët që ishin humbur gjatë grevës.

“Sot me datë 04.03.2019, në ora 13:15 SBASHK-u do ta dorëzoj në Gjykatën Themelore në Prishtinë në Departamentin e Përgjithshëm,  Divizioni Administrativ,  në rrugën Nekibe Kelmendi p.n,( Te Pallati i drejtësisë) padinë ndaj vendimit Nr.911 të datës 27.02.2019, i cili ka hyrë në fuqi me datë 01.03.2019, i nënshkruar nga ministri Bytyqi për kompenzimin e orëve të humbura  gjatë grevës”, kanë bërë të ditur nga SBASHK.

Një javë më parë, Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, mori vendim për kompensimin e orëve të humbura gjatë grevës së mësimdhënësve të organizuar nga SBASHK-u.

Sipas këtij vendimi, mësimi i humbur për shkak të ndërprerjes së përkohshme të mësimit në institucionet e arsimit parauniversitar publik, me rastin e grevës së mësimdhënësve do të zëvendësohen si në vijim: pesë ditë të zëvendësohen nga pushimi pranveror, prill 2019; pesë ditë të shtuna të zëvendësohen gjatë vitit shkollor 2018/2019 dhe pesë ditë të zgjatet përfundimi i vitit shkollor 2018/2019.

Mësimdhënësit ishin në grevë të përgjithshme që nga 14 janari deri me 2 shkurt. Ata kërkonin të ngritet 30%, koeficienti i mësimdhënësve për paga.

You may also like