Tech & Auto

Samsung Display po punon në një projekt interesant për ekranin fleksibil

Sipas njoftimeve, Samsung Display aktualisht po punon në dy ekrane fleksibile, me versione që kanë dimensione prej tetë dhe 13 inçëve.

Panelet priten gjatë këtij viti, por nuk dihet se kur do të shfaqen pajisjet e para që do t’i implementojnë, raporton GSMArena.

Sipas “The Bell” nga Koreja e Jugut, janë duke u zhvilluar dy dizajne të ndryshme – G-Type dhe S-Type. Shkronjat në prefiks e paraqesin formën, ndërkohë që janë edhe fotografitë e patentave të mëhershme, të cilat e shpjegojnë më tej pamjen e modelit, shkruan Koha.

Si duket ekrani 8 inçësh do të jetë G-type, ndërsa ai 13-inçësh do të jetë S-type.

Ekrani G-type do ta ketë një displej aktiv në pjesën e pasme kur paloset, ndërsa S-type do ta ketë vetëm një displej në pjesën e përparme.

You may also like