Mohamed Salah shkëlqeu të martën mbrëma duke i shënuar dy gola në fitoren 5-2 të Liverpoolit kundër Romës në ndeshjes e parë gjysmëfinale në “Anfield”.

Përveç dy super golave, anësori egjiptian dhuroiu edhe dy asiste për bashkëlojtarët e vet në një përballje ku ai ishte lojtari i ndeshjes.

Dy golat e mbrëmshme e kanë çuar në 43 total numrin e golave të shënuara nga Salah deri tani këtë sezon.

Në këtë mënyrë “ylli” i Liverpoolit ka lënë pas Cristiano Ronaldon si golashënuesi më i mirë në kontinent në të gjitha garat.

43 golat e Salahs kanë ardhur në vetëm 47 ndeshje, edhe pse Ronaldos ia janë dashur vetëm 39 ndeshje për t’i realizuar 42 gola.

Ciro Immobile i Lazios e kompleton top treshen me 41 gola në 45 ndeshje, ndërsa Lionel Messi është i katërti me 40 gola në 50 ndeshje.

You may also like