Ballina Lajme

Rreth 40 milionë euro dëme nga automjetet e paregjistruara

Qytetarët e Kosovës kanë mbi 109 mijë automjete të pa regjistruara dhe kjo është shifër shumë e lartë në vend.

Sami Mazreku, kryetar i Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës, tha se ka shumë rrezik nga automjetet e pasiguruara që qarkullojnë në komunikacion.

 

 

“Kosova ka 109 mijë automjete që janë të pa regjistruara ose qarkullojnë në komunikacion”, tha ai sot në RTK.

Mazreku vlerësoi se mos regjistrimi u automjeteve dëmton edhe shtetin edhe kompanitë e sigurimeve. “Që nga pas lufta, kompanitë e sigurimeve në Kosovë, kanë paguar rreth 40 milionë dëme për automjetet e pa regjistruara”, tha ai.

Ai bëri me dije se Policia e Kosovës, ka shqiptuar 12 mijë tiketa për automjetet e pa regjistruara.

You may also like