Sport

Ronaldo prek shifrën e 600 golave para Messi, por ka diçka që bën dallimin

Rivaliteti më i madh në historinë e futbollit, mes Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo po vazhdon.

Edhe pse portugezi nuk ishte në nivelet më të larta këtë edicion, siç jemi mësuar ta shohim, ai po vazhdon të vendos rekorde të mira.

Në anën tjetër, Lionel Messi me paraqitjet e tij është në rrugë të mirë që të fitojë ‘Këpucën e Artë’, por me shumë gjasë edhe ‘Topin e Artë’.

Mbrëmë, dyshja spektakolare realizuan secili për skuadrën e tyre, në një rastësi ku të dy shënuan në minutën e 62’.

Ronaldo shkundi rrjetën e Inter, kurse Messi i siguroi Barcës titullin e kampionit me golin ndaj Levante.

Me golin e shënuar ndaj Inter, portugezi preki shifrën e 600 golave, duke e bërë këtë gjë më shpejtë sesa Messi, i cili regjistroi golin e 598, përcjell lajmi.net.

Por, a e bën kjo gjë Cristianon më të mirë sesa argjentinasi? Nuk mund të themi kështu nëse shohim edhe njëherë numrin e ndeshjeve që janë nevojitur për të prekur këtë kuotë të golave.

Cristiano Ronaldo për të shënuar golin e 600-të zyrtarë me skuadra u desh të paraqitej në 801 ndeshje.

Në anën tjetër, 598 golat e Lionel Messi kanë ardhur në 682 ndeshje.

Mbetet të shihet edhe nga sa gola do të shënoj secili deri në fundin e këtij edicioni fantastik.

You may also like