Ekonomi Rajoni dhe Bota

Rënia e prodhimit në Iran dhe Venezuelë rrit çmimet e naftës

Çmimet e naftës së papërpunuar sot kanë shënuar rritje nga shkaku i sanksioneve amerikane ndaj Iranit dhe Venezuelës të cilat çuan në uljen e prodhimit me çka do të hiqet edhe mbifurnizimi i tregut global të naftës, raporton Anadolu Agency (AA).

Nafta e papërpunuar e markës Brent, sot tregtohet me 66.83 dollarë për fuçi, që është një rritje me 0.3 për qind nga dita e hënë kur mbylli tregtimin me 66.65 dollarë për fuçi.

Marka amerikane e naftës së papërpunuar West Texas Intermediate (WTI), të hënën shitej me 57.05 dollarë për fuçi, që gjithashtu shënon një rritje krahasuar me një ditë më parë kur tregtohej me 56.98 dollarë për fuçi.

“Sanksionet e SHBA-ve pritet të ulin nivelin e prodhimit iranian të naftës në 2.65 milionë fuçi në ditë (mfd) gjatë vitit 2019, që është një rrënie e madhe nga 3.85 mfd sa kishte në vitin 2018”, tha Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë (IEA) në raportin e saj për vitin 2019 të publikuar të hënën.

Raporti në fjalë parashikon që prodhimi i naftës në Venezuelë të shënojë ulje, më saktësisht të ulet në 750 mijë fuçi në ditë nga 1.31 milionë sa ishte vitin e kaluar.

Ndërsa totali i naftës së reduktuar të dy vendeve të lartpërmendura pritet të jetë 1.76 milionë fuçi në ditë, ekspertët paralajmërojnë se çmimet e naftës së papërpunuar pritet të rritën nëse ky boshllëk nuk mbulohet nga prodhuesit tjerë të naftës.

Sekretari i Përgjithshëm i OPEC-ut, Mohammed Barkindo tha të hënën se ribalancimi i tregut botëror të naftës është një “punë në progres”, për të shtuar se rregullimi i furnizimit është një çështje që do të vazhdojë gjatë tërë vitit.

You may also like