Sport Uncategorized

Real Betis e shkel Barcelonën në ‘Camp Nou’

Barcelona ka përjetuar tmerrin në xhiron e 12-të në La Liga.

Barcelona është mposhtur në ‘Camp Nou’ nga Real Betisi me rezultat 3 me 4.Mysafirët e filluan më mirë ndeshjen duke shënuar dy herë në pjesën e parë me anë të, Firpo Junior në minutën e 12’ dhe Joaquin (34’), raporton “lajmi.net”.

Pjesa e dytë filloi më mirë për Barcelonën, pasi Leo Messi ngushtoi epërsinë në 1 me 2, pasi shënoi nga penalltia (67’).Nuk vonoi shumë, Real Betis e shënoi edhe golin e tretë me anë të Los Celso (71’).

Katalonasit e ngushtuan përsëri epërsinë e mysafirëve, ku Arturo Vidal shënoi në minutën e 79’.

Blaugranasit mbetën me një lojtarë më pak në fushë, pasi Ivan Rakitic u përjashtua nga loja në minutën e 81’, pas kartonit të dytë të verdhë.

Por, Real Betis nuk u ndal me kaq, pasi shënoi golin e katër me anë të Sergio Canales (83’).Leo Messi arriti që përsëri ta ngushtonte epërsinë e mysafirëve, duke shënuar gol në minutën e 90’+4.

Pas javës së 12-të, Barcelona është lidere me 24 pikë edhe pas kësaj humbje, një më shumë se Atletico Madrid në vendin e dytë.

You may also like