Ballina Lajme

Ramiz Lladrovci ftohet nga Gjykata Speciale

Ftesë nga Gjykata Speciale sot ka marrë edhe kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci. I pari i komunës sapo e ka publikuar informacionin në profilin e tij në Facebook.

“Valës së ftesave, nga Dhomat e specializuara, iu bashkova edhe unë, në cilësi të dëshmitarit. Nuk kam informata as dijeni më shumë se sa shkruan në ftesë. Data e dhënies së dëshmisë është më 19 dhjetor 2019.

Kurrë në jetë, as kam pasur hamendje as kam dilemë për drejtësinë e luftës tonë çlirimtare, rrugën e ndjekur deri në çlirim dhe për pastërtinë e saj shembullore.

Përjetësisht krenar me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës” shkruan Lladrovci në Facebook.

You may also like