Ballina Lajme

QKSS inkurajon Kuvendin për miratimin e pakos së ligjeve për FSK-në

Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS), inkurajon Kuvendin e Kosovës që të procedojë me miratimin e pakos së Ligjeve për FSK-në në leximin e dytë dhe rrjedhimisht t’i hap rrugë tranzicionit të FSK-së në një mandate mbrojtës.

Konsiderojmë se ky është një proces i logjikshëm shtet-ndërtues për të cilin është punuar intenzivisht gjatë pesë viteve të fundit. Është tejet e rendësishme që ky proces të mos instrumentalizohet për përfitime personale e politike mirëpo të transmetohet si një arritur nacionale me benefite për Kosovën, rajonin dhe më gjerë, thuhet në njoftimin e QKSS-së.

QKSS fton institucionet që me gjakftohësi ti rezistojnë presioneve nga ana e disa shteteve të cilat këtë tranzicion e shohin me skepticizëm. Rikujtojmë se QKSS që nga viti 2015 ka paralajmëruar që forma e tranzicionit të FSK-së përmes ndryshimeve të Ligjeve është formë komplet e ligjshme dhe legjitime.

“Qëndrimet e NATO-s nuk mund të reflektojnë qëndrimin e aleancës e cila e ka vendim-marrjen në bazë të konsensusit e ku një shumicë e shteteve anëtare të NATO-s e përkrah këtë proces si një të drejtë të Kosovës dhe, para së gjithash, një benefit për NATO-n e cila do ta konsideron storjen e saj të suksesit në Kosovë vetëm atëherë kur len si pasardhëse një forcë mbrojtjëse, e aftë për të ofruar siguri për të gjithë qytetarët”, thuhet në njoftim.

Ne jemi të dëshpruar nga qëndrimi rigjid i Spanjës dhe mbase edhe ca shteteve tjera të cilat vazhdojnë të punojnë aktivisht në dëm të anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare. E njëjta vlen edhe për NATO-n ku perspektiva e tanishme e Kosovës është pothuajse inekzistente përderisa katë shtete anëtare ende nuk e kanë njohur Kosovën.

Konsiderojmë se shumë shtete jo vetëm se në vazhdimësi ekzagjërojnë nevojën për një stabilitet nominal mirëpo edhe së voni po biejnë pre e një maqinerie të lajmeve të rrjeshme e cila ka për qëllim krijimin e frikës dhe pasigurisë sidomos në veri të vendit.

Tranzicioni i FSK-së në ushtri nuk do të ketë impakt të menjëhershëm përderisa është një proces që do ti merr 7-10 vite. Ndërtimi i kapaciteteve të saj sigurisht se pritet të bëhet bazuar në mbështetjen bilaterale të shteteve përderisa NATO, ashtu sikurse në rastin e mandatit aktual, ka një hapësirë shumë të ngushtë veprimi për shkak të mungesës së konsensusit. Mandati i kufizuar për qëllime të vetmbrojtjes është në shërbim të ruajtjes së paqës, jo luftës.

You may also like