OP/ED

Pse Serbia fiton dhe Kosova humbë në rast se hiqet taksa pa u përmbushur një kusht i rëndësishëm!

Kryetari i Shoqatës “Konsumatori”, Selatin Kaçaniku ka paralajmëruar se në rast se Republika e Kosovës heq taksën ndaj Serbisë, atëherë fituese do të dal kjo e fundit.

Ky konstatim i Kaçanikut vjen duke argumentuar qasjen e bizneseve serbe ndaj shtetësisë së Kosovës.

“Konform kësaj Serbia nuk lejon që asnjë produkt me destinacion Kosovën të deklarohet ” për eksport ” por ” për distribuim / distributor”. Para 4 vitesh ua kamë thënë këtë dhe mora premtimin se do të rregullohet “, ka deklaruar ai.

Reagimi i plotë|:

Ne deklaracionin e biskotave PLAZMA prodhimi nuk i dedikohet eksportit për tregun / konsumatorin e Republikës së Kosovës. Konform preambulës së Kushtetutës së Serbisë ( të amandamentuar pas luftës / viti 1999 ) Republika e Kosovës na qenkësh ” pjesë e territorit të Sërbisë ” ?!

Konform kësaj Serbia nuk lejon që asnjë produkt me destinacion Kosovën të deklarohet ” për eksport ” por ” për distribuim / distributor ” ?!

Çka do të thotë kjo ?

Kështu Sërbia e arrinë qëllimin që të gjithë konsumatorët e produkteve me këtë destinim ta njohin / pranojnë Kosovën pjesë të Sërbisë ?!

Para 4 vitesh ua kamë thënë këtë dhe mora premtimin se do të rregullohet ?!

Por, SIC ?!

You may also like